Musliu- Shoshi: Mbi 5 milionë euro investime në Gjinekologji e mungon qasja emergjente, kjo ndodh vetëm në qeverisjen e Albinit

Aktuale

Musliu- Shoshi: Mbi 5 milionë euro investime në Gjinekologji e mungon qasja emergjente, kjo ndodh vetëm në qeverisjen e Albinit

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 16:23
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me sistemin shëndetësor.

Sipas deputetës së PDK-së, vëtëm në qeverinë Kurti janë investuar 5.5 milionë euor dhe përsëri mungon qasja emergjente për përdoruesit që kanë nevojë për ndihmë në lëvizje.

‘’Veç me qeverisjen e Albinit ndodhë që në investim 5.5 milion EURO të mungon qasja EMERGJENTE  e destinuar për përdoruesit që kanë nevojë për ndihmë në lëvizje! Mos ju bëftë Zoti, se s’keni si me hy brenda!!!’’, është shprehur ajo.

Më tutje Musliu-Shoshi thotë se gjatë një vizite në repartin e gjinekologjisë në QKUK e ka parë një nënë shtatzanë e me foshnje që janë detyruar të ecin shkallëve.

‘’Në një vizitë në repartin e gjinekologjisë në QKUK ishte e dhimbshme të shikosh nëna shtatëzëna e me foshnjë që janë të detyruara të ecin shkallëve sepse nuk ka asnjë formë ndihmëse për qasje të lehtësuar (p.sh., rampë ose ashensor)’’, ka thënë Musliu-Shoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat