Reagon edhe vëllai i Gani Gecit: Kushdo që ka punë me ne le të dalin hapur, nuk frikësohen nipat e Bajraktarit të Llaushës

Aktuale

Reagon edhe vëllai i Gani Gecit: Kushdo që ka punë me ne le të dalin hapur, nuk frikësohen nipat e Bajraktarit të Llaushës

Nga: N. Sh. Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:28
Vëllezërit Geci

Nehat Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha ka reaguar pas grafiteve që u shfaqën sot në Prishtinë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se kushdo që ka punë me ta le të dalin hapur, dhe mos të shkruajnë grafite si qent endacak.

Ai tutje shkruan se nipat e Bajraktarit të Llaushës nuk ka kush që i frikëson.

Postimi i plotë:

Këtu jemi dem baba dem, kushdo që ka punë me ne le të dalin hapur e mos të shkruajnë grafite si qent endacak nëpër qoshe të Prishtinës, se nipat e Bajraktarit të Llaushës s’ka kush që i frikëson, kemi qenë dhe do mbesim gjithmonë të pathyeshëm në rrugën tonë për liri, çakojve, hijenav ju dalim ballë për ballë në çdo kohë, rruga jonë është një dhe e vetme në bashkëpunim me Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe aleatët tonë perëndimor që kontribuan në çlirim e Kosovës nga mbeturinat skllave ruse 🇦🇱🇽🇰✌

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat