Vrasja e Agonis Tetajt, Avokati Besnik Berisha konfirmon se Shaban Gogaj është liruar nga burgu

Aktuale

Vrasja e Agonis Tetajt, Avokati Besnik Berisha konfirmon se Shaban Gogaj është liruar nga burgu

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Avokati, Besnik Berisha, ka konfirmuar se është liruar nga burgu klienti i tij Shaban Gogaj i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt.

Gogaj është liruar dje nga Burgu i Dubravës dhe siç njofton Berisha, lirimi ka ndodhur me vendim të Gjykatës Supreme.

Meqe kam thirrje e mesazhe te shumta per te konfirmuar nese Shaban Gogaj eshte liru nga burgu, per korrektesi, ndonese nuk e kisha ndermend ta beja teme e as nuk metoj te krekosem per kete vendim, pergjigja eshte PO, Shaban Gogaj eshte liru dje nga Burgu i Dubraves dhe lirimi i tij eshte bere me vendim te Gjykates Supreme.

Ashtu sic e kam thene nder vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte nje fatkeqesi qe goditi se paku dy familje, por u konfirmua perfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe per kete verdikt final u shpreh drejtesia.Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirterore per humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj.Agonis Tetaj eshte i gavruar ne mendjen dhe shpirtin e Shabanit perjetesisht!Zoti e forcofte dhe e bekofte familjen e tij!”, ka shkruar Berisha,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat