Rukiqi, MPJD-së: Të paaftë, nuk janë në gjendje as postën diplomatike ta menaxhojnë

Aktuale

Rukiqi, MPJD-së: Të paaftë, nuk janë në gjendje as postën diplomatike ta menaxhojnë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 18:58
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas raportimeve se kompania që ishte përzgjedhur për dërgesat nga Prishtina në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës nëpër botë, ka dështuar t’i ofrojë shërbimet që i kishte premtuar me kontratë.

Në një postim në Facebook, Rukiqi i quan të paaftë, duke përmendur se nuk sjellin as edhe njohje të reja për Kosovën, apo edhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“Kaq të paaftë që janë. Për njohje e anëtarësime as nuk bëhet fjalë. Këta nuk janë në gjendje, as postën dipiomatike me e menaxhu”.

“Këta veç dëm bëjnë. Me 9 Shkurt 2025 e bëjmë ndryshimin, me Lumirin Kryeministër”, ka thënë Rukiqi.

Sipas vendimit të MPJD-së, kompania “A.L DUSHI SH.P.K” (UPS) ka dështuar të dërgojë në destinacion  406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat