Grafitet kundër Fadil Gecit, “Liria ka emër” thotë se s’ka të bëjë asgjë me to

Aktuale

Grafitet kundër Fadil Gecit, “Liria ka emër” thotë se s’ka të bëjë asgjë me to

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 19:41
Vendosen grafite fyese për Fadil Gecin, në kryeqytet, pas dëshmisë së tij në Hagë.

“Liria ka emër”, ka reaguar pas grafiteve të vendosura në Prishtinë, ku aty denigrohet ish-pjesëtari i UÇK-së Fadil Geci, pas dëshmisë së tij në Hagë në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo platformë thotë se nuk ka të bëjë asgjë me asnjë lloj veprimtarie jozyrtare, e posaçërisht grafiteve të cilat janë shfaqur sot në kryeqytet.

“Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” është një dhe e vetme: mbrojtja, respektimi dhe promovimi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria Ka Emër” nuk ka qëllime politike dhe nuk është paltformë e cila merret me denigrimin e askujt. Mbi të gjitha, e gjithë veprimtaria e platformës tonë është legale, publike dhe transparente”, shkruan në reagim.

“Si e tillë, platforma ‘Liria Ka Emër’ kërkon mirëkuptimin e secilit qytetar të Republikës së Kosovës që t’a mbajnë larg nga diskursi, polemikat apo mosmarrëveshjet publike”.

“Liria Ka Emër”, tutje në postimin e saj në Facebook,  ftoi organet e drejtësisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti sa më parë që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat