Barduani: Përkushtimi i KFOR-it i palëkundur për të kontribuar në sigurinë e njerëzve që jetojnë në Kosovë

Aktuale

Barduani: Përkushtimi i KFOR-it i palëkundur për të kontribuar në sigurinë e njerëzve që jetojnë në Kosovë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 19:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i ri i KFOR-it, sot është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pos gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar të KFOR-it thuhet se gjatë takimeve Barduani theksoi bashkëpunimin e mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ritheksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit të përpjekjeve, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal.

Ai ripohoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij afatgjatë në OKB, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. 

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat