​Kurti-Guerot diskutojnë mbi bashkëpunimin Kosovë-Francë

Aktuale

​Kurti-Guerot diskutojnë mbi bashkëpunimin Kosovë-Francë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 20:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë Olivier Guerot.

Me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme në kuadër të raporteve dypalëshe dhe bashkërendimin në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Kreu i qeverisë së vendit tonë falënderoi diplomatin francez për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Sot u bë lansimi i projektit GENESIS që synon të mbështesë të rinjtë e vendit tonë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative, dhe që gjithashtu forcon bashkëpunimin me Francën, veçanërisht me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme si dhe me Institutin Francez në Kosovë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat