Limaj në Podujevë për bashkëbisedim me qytetarë: Po gjejmë mbështetje në çdo lagje, fshat e qytet

Aktuale

Limaj në Podujevë për bashkëbisedim me qytetarë: Po gjejmë mbështetje në çdo lagje, fshat e qytet

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 20:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka vizituar sot fshatin Gërdoc të Podujevës, ku edhe ka biseduar me qytetarët e kësaj zone.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook tha se NISMA po gjen mbështetje në çdo lagje, fshat e qytet, pasi sipas tij, “e kaluara e tyre është siguri për të ardhmen”.

Bashkë me bashkëpunëtorë dhe me Kryetarin e degës në Podujevë Xhemajl Hasani, ishim në vizitë në fshatin Gërdoc të Podujevës, për të biseduar me qytetarët e kësaj zone.

Është gjithmonë kënaqësi të bashkëbisedosh me gjenerata të ndryshme dhe të shohësh nga afër brengat dhe shqetësimet e tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat