Hamza në Istog: Qeverisja ime për një Kosovë më të mirë do të jetë bashkë me qytetarët

Aktuale

Hamza në Istog: Qeverisja ime për një Kosovë më të mirë do të jetë bashkë me qytetarët

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 20:37
Bedri Hamza

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë anekënd Kosovës.

Sonte, ai qëndroi në mesin e qytetarëve të Istogut, të cilëve iu premtoi qeverisje të përbashkët, në misionin për një Kosovë më të mirë.

Qeverisja ime do të jetë bashkë me qytetarët, anembanë, kudo që ata jetojnë. Përpjekjes sonë për ta bërë Kosovën më të mirë po i bashkohen edhe qytetarët e Istogut”, ka shkruar Hamza.

Gjatë fjalimit të tij, Hamza ka ripërsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët, pa dallim, që t’i bashkohen platformës dhe vizionit të tij për rikthimin e Kosovës në rrugën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat