Analistët: Bisedimet e së enjtes në Bruksel, pritej të dështonin

Aktuale

Analistët: Bisedimet e së enjtes në Bruksel, pritej të dështonin

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 21:42
Foto nga takimi

Takimi i së enjtes në nivel negociatorësh në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa rezultate konkrete.

As takimi trepalësh Kosovë-Serbi-Bashkim Evropian nuk ndikoi në ecjen përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve.

Takimi i djeshëm sipas njohësve të çështjeve politike ishte e pritur që do të dështojë.

 “Faktikisht treshja aktuale Bislimi-Petkoviq- Lajçak janë njerëzit më të duhur për aktualitetin e gjendjes, pra për të mos bërë kurgjo hiq, për arsye se është vullnet për të shkuar ky lloj dialogu i të gjitha palëve, në kuptimin e asaj që të mos ketë kurrfarë konkretizimi si pasojë e interesave dhe pritjeve të niveleve më të larta, pra të rregullimit të administratës së re të Bashkimit Evropian dhe paralelisht saj të procesit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë analisti Albinot Maloku.

Ndërsa, analisti Dritëro Arifi thotë se derisa të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë, nuk pritet të ketë

“Njëfarë mënyre ka qenë kronikë e paralajmëruar që nuk ka me pas një sukses domethënës në kuptimin e asaj, njëfarë lloj sekuencimi apo marrëveshje finale për zbatimin e marrëveshjes, realisht ne kemi mbetur vetëm te zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, njëfarë mënyre pala kosovare po pret shumë prej palës serbe, e kjo po më duket arsyeja më e palogjikshme, pse jemi duke prit kur Serbia nuk e ka as qëllim objektiv me u anëtarësua në BE”, ka thënë Arifi.

Kryenegociatori Besnik Bislimi pas takimit, nënvizoi nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, duke pasur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të marrëveshjes nga Serbia dhe vijat e saj të kuqe që shkelin frymën dhe nenet e marrëveshjes, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë, si kryesi i aktit terrorist të Banjskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat