Grafite fyese ndaj Fadil Gecit, ‘shpërthen’ Rron Gjinovci: Ja dëshmia pse kishte nevojë për Speciale!

Aktuale

Grafite fyese ndaj Fadil Gecit, ‘shpërthen’ Rron Gjinovci: Ja dëshmia pse kishte nevojë për Speciale!

Nga: A.M. Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:04
Rron Gjinovci

Grafite fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, janë shfaqur në Prishtinë, ato ndërlidhen me dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

E ndaj këtyre grafiteve, ka reaguar ashpër Rron Gjinovci.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se këto grafite tregojnë se pse kishte nevojë për themelimin e Specialës në Hagë.

Madje, tha se terrorizimi i dëshmitarëve ka qenë argumenti kryesor i ndërkombëtarëve për themelim të gjykatës jashtë Kosovës.

“Imagjino çka iu kish ndodhë dëshmitarëve që s'janë të fortë sa Gect”, shkroi ndër të tjera Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qe dëshmia pse kishte nevojë për Gjykatën Speciale dhe pse në Hagë

Pikërisht terrorizimi i dëshmitarëve ka qenë argumenti kryesor i ndërkombëtarëve që lypshin me pasë gjykatë të specializume dhe atë jashtë Kosovës.

Ju jeni tu e dëshmu që ata kishin të drejtë.

Imagjino çka iu kish ndodhë dëshmitarëve që s'janë të fortë sa Gect.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat