Ish-ambasadori befason me deklaratën: Trump as që e di se ku i bie Kosova në hartë

Aktuale

Ish-ambasadori befason me deklaratën: Trump as që e di se ku i bie Kosova në hartë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:19
Donald Trump

Ish-diplomati Fatos Tarifa komentoi në emisioni Balkan Talks në Euronews Albania marrëdhënien që pritet të ketë ish-presidenti trump me Kosovën dhe Serbinë nëse ai fiton zgjedhjet.

Ai u shpreh se marrëdhëniet gjeo-strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë, për më tepër që vetë Trump sipas tij nuk e ka idenë se ku ndodhen gjeografikisht Kosova dhe Shqipëria, apo edhe shtete të tjera të Ballkanit.

“Jam i sigurt që nëse Donald Trump-it do ti bëhej një hartë memece e Ballkanit nuk do dijë se ku është Kosova apo ndonjë vend tjetër. Përgjithësisht amerikanët janë injorantë në gjeogrgrafi, kur bëhej lufta në Irak 30% e tyre nuk e dinin ku binte Iraku.

Mbi të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë apo Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë”, tha ish-ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat