Pas Osmanit, Kurti takoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Aktuale

Pas Osmanit, Kurti takoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 11:57 më 26.10.2024
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti takoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, ndërsa paraprakisht presidentja e KE-së ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më pas më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiq.

Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova mezi pret t’i zbatojë reformat e reja të KE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë, pas takimit që e patën.

Në një konferencë për media, Osmani i uroi asaj në emër të popoullit të rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian.

“Pres me pa durim ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar për gjatë viteve. Vizita e Von der Leyen vjen vetëm disa të miratimit të Komisionit Evropian të agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për vendin tonë, këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt integrimit në BE dhe poashtu shërben si një motiv shtesë për të punuar akoma më shumë për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e BE-së”, ka thënë Osmani.

“Padyshim se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por ia ka vlejtur, mezi presim që të zbatojmë reformat që janë pjesë e këtij plani, dhe të përfitojmë sa më shumë nga kjo mundësi në muajt dhe vitet në vijim”, ka thënë Osmani.

Von Der Leyen për Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Von Der Leyen në një postim të bërë para pak minutash në platformën “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.

Ndryshe, Von Der Leyen sot do të viziton Kosovën, ku është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen në Presidencë, pritet ngrohtësisht nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.

Pas këtij takimi, presidentja Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më pas më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiq.

Presidentja e KE-së sot viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin e Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të vizitës që po zhvillohen në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen do të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Me presidenten do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për media. Ndërkohë, me Kryeministrin do të takohet në orën 11:15.

Von der Leyen ka vizituar deri tash Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Gjatë vizitës në Tiranë, Von der Leyen ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet i saj edhe në mandatin e saj të dytë si shefe e organit ekzekutiv të bllokut.

“Zgjerimi është përparësi e lartë edhe në mandatin tim të ardhshëm. Ka të bëjë me planin tonë të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e diskutuam edhe në Berlin. Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat