Presidentja e KE-së në Kosovë, pritet ngrohtësisht nga Osmani

Aktuale

Presidentja e KE-së në Kosovë, pritet ngrohtësisht nga Osmani

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 07:27 Përditësuar në ora: 10:19 më 26.10.2024
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Von der Leyen në Presidencë, pritet ngrohtësisht nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.

Pas këtij takimi, presidentja Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më pas më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiq.

Presidentja e KE-së sot viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin e Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të vizitës që po zhvillohen në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen do të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Me presidenten do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për media. Ndërkohë, me Kryeministrin do të takohet në orën 11:15.

Von der Leyen ka vizituar deri tash Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Gjatë vizitës në Tiranë, Von der Leyen ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet i saj edhe në mandatin e saj të dytë si shefe e organit ekzekutiv të bllokut.

“Zgjerimi është përparësi e lartë edhe në mandatin tim të ardhshëm. Ka të bëjë me planin tonë të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e diskutuam edhe në Berlin. Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat