Arifi akuzon Qeverinë “Kurti” se po vazhdon me avazin e punësimit të militantëve

Aktuale

Arifi akuzon Qeverinë “Kurti” se po vazhdon me avazin e punësimit të militantëve

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 08:11
Dritëro Arifi

Analisti politik, Dritëro Arifi, thotë se punësimi i partiakëve, nuk është më diçka e pazakonshme, pasi sipas tij, ky është vetëm vazhdim i asaj që kanë bërë edhe qeveritë tjera.

”Kjo nuk është asgjë e pazakonshme në Kosovë të gjitha partitë politike, pak a shumë e kanë bërë të njëjtën punësimin e militantëve’’ tha ai.

Arifi, thotë se Qeveria Kurti nga ‘’Qeveri e Engjëjve’’ është kthyer në ‘’Qeveri të Djallit’’.

‘’Për fat të keq ”Qeverija e Engjëjve” po e bën të njëjtën dhe tash është bërë ”Qeveria e Djallit”, kjo është formë brutale e dhunimit të administratës publike dhe shumë keq që s’po mund ta kalojmë këtë gjë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat