Përgjimet Kusari-Lila - Radoiçiq, deklarohen sërish nga Vetëvendosje

Aktuale

Përgjimet Kusari-Lila - Radoiçiq, deklarohen sërish nga Vetëvendosje

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 08:36
Mimoza Kusari-Lila, Milan Radoiçiq

Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami ka komentuar audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesit e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe përmes tij edhe me Milan Radoiçiq.

Bajrami në “Info Nata” ka thënë se Kusari-Lila asnjëherë nuk e ka thirrë në telefon Radoiçiqin.

“Mimoza Kusari-Lila asnjë herë nuk e ka thirrë Radoiçiqin në telefon, kjo është e ditur besoj.. kur më keni thirrë ju sot në studio kur kam qenë duke folur me ty ti ke mujt me lshu në ‘speaker’ e me fol edhe dikush tjetër aty,” – tha ai.

“Ka qenë diskutim për të cilin si miq e ka autorizu Radoiçiqin, duke qenë nënkryetar partie përndryshe, ne asnjëherë nuk e kemi trajtuar atë si partner” – shtoi Bajrami.

I pyetur se a ishte gabim ky komunikim, ai deklaroi se në këto raste  duhet të kemi kujdes të madh.

Deputeti i VV-së, thekosoi se Kusari-Lila duhej të kishte kujdes të shtuar.

“Në këso raste duhet me pasë kujdes të madh sepse edhe një person i cili nuk është ende i ndjekur nga Prokuroria e Kosovës siç është Simiqi duhet me pas kujdes për shkak se ke të bësh me një person i cili në rastin më të keq mund të jetë vegël e një krimineli” – u shpreh Bajrami.

“Une konsideroj se është dashur me pas kujdes të shtuar, jashtëzakonisht të shtuar këtë komunikim i cili ka ndodh pa vullnetin e saj dhe se e ka sqaruar disa herë” – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat