Sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri, arrestohen dy të dyshuarit

Aktuale

Sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri, arrestohen dy të dyshuarit

Nga: Bota sot Më: 26 tetor 2024 Në ora: 10:23 Përditësuar në ora: 11:08 më 26.10.2024
Pamje nga sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit

Si është gjendja shëndetësore pas sulmit? Flet Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, tha se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Ndërkaq, vetë Muhaxheri tha se tashmë ka dal nga spitali.

Ai tha se për momentin është në polici.

“Po jam sulmuar, për momentin jam në polici”, tha shkurt ai.

Ndërkaq, kur u pyet se a i njeh personat që e kanë sulmuar i njëjti u përgjigj: Jo.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Këta janë dy personat që dyshohet se e sulmuan Muhaxherin

Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, janë dy të arrestuarit për sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Policia e Kosovës i ka arrestuar që të dy pas sulmit ndaj Muhaxherit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Lidhur me sulmin ndaj Muhaxherit është deklaruar prokuroria dhe policia në rajonin e Pejës.

Ato bërë me dije se Muahxheri është dërguar në spital për të parë dëmtimet, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“I kapur për fyti” - publikohet momenti i sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi, ka publikuar një video nga sulmi ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Ganiqi videon e ka postuar në profilin e tij në Facebook, me mbishkrimin:

“Jam kundër dhunës! Problemet nuk zgjidhën me dajak”.

Gazmend Muahxheri është sulmuar fizikisht sot nga dy persona në qytetin e Pejës.

Media ka raportuar se i dyshuari për sulmin ndaj Muhaxherit është Korab Lulaj.

Ndalim për 48 orë dy të dyshuarve për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit

Dy personat që dyshohet se sulmuan fizikisht Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, janë ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se në koordinim të plotë me Policinë po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë për shkak se kanë sulmuar Kryetarin e Komunës së Pejës dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit. Gjithashtu janë duke u marrë të gjithë veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Nikçi.

Kryeprokurori i Pejës jep detaje për sulmin ndaj Muhaxherit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Kurmahaj ka thënë se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia e ka dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Sipas tij, Muhaxheri është sulmuar nga një person.

“Informata është ende jo zyrtare, por ka qenë i sulmum fizikisht në mëngjes nga një person edhe policia e ka dërgu Kryetarin në Spital për me pa natyrën e lëndimeve. Tash prokuroren e dërgova në vend të ngjarjes dhe të kontakton direkt me kryetarin. Personi që e ka sulmu është ndalu dhe tani do të vazhdojmë me masa ndaj tij”, ka deklaruar Kurmehaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar se janë arrestuar të dyshuarit për sulm.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar.

Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat