Ky është motivi që dyshohet se çoi në sulmin fizik ndaj Gazmend Muhaxherit

Aktuale

Ky është motivi që dyshohet se çoi në sulmin fizik ndaj Gazmend Muhaxherit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 11:02
Gazmend Muhaxheri

Mëngjesin e së shtunës, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku në një prononcim u tha se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 08:50, teksa dy persona u arrestuan si të dyshuar për këtë rast.

Media zbuloi ekskluzivisht emrat e dy personave të dyshuar në këtë rast, të cilët janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.

Sipas informacioneve të para, dyshohet që sulmi ka qenë i motivuar për shkak të funksionit të tij.

Siç mëson media përmes burimeve, sulmi lidhet me një pronë të të dyshuarve, të cilën komuna thuhet se nuk ka vepruar në favor të kërkesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat