Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka dënuar sulmin ndaj kryetari të Pejës.
Ai ka thënë se ky është akt i shëmtuar dhe i pabesë, duke bërë thirrje që orgaet e drejtësisë të marrin “masat e nevojshme për të sjellë autorët para drejtësisë”.
Reagimi në Facebook:
Sulmi ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është akt i shëmtuar dhe i pabesë.
U bëj thirrje organeve të rendit të ndërmarrin masat e nevojshme për të sjellë autorët para drejtësisë.
Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë.