Si është gjendja shëndetësore pas sulmit? Flet Muhaxheri

Aktuale

Si është gjendja shëndetësore pas sulmit? Flet Muhaxheri

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 11:06
Pamje nga sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, tha se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Ndërkaq, vetë Muhaxheri tha se tashmë ka dal nga spitali.

Ai tha se për momentin është në polici.

“Po jam sulmuar, për momentin jam në polici”, tha shkurt ai.

Ndërkaq, kur u pyet se a i njeh personat që e kanë sulmuar i njëjti u përgjigj: Jo.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat