Muhaxheri deklarohet pas sulmit: Ishte i befasishëm, jam shëndosh e mirë

Aktuale

Muhaxheri deklarohet pas sulmit: Ishte i befasishëm, jam shëndosh e mirë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:00
Gazmend Muhaxheri ka treguar sulmi ishte i befasishëm, por që është shëndosh e mirë.k

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga dy persona.

Muhaxheri disa orë pas sulmit ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka treguar sulmi ishte i befasishëm, por që është shëndosh e mirë.

“I rrethuar mes miqve. Pas sulmit të befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falënderoj të gjithëve për interesimin”, është shprehur ai.

Ndryshe, Muhaxheri është sulmuar sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës u tha se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë në mbajtje për 48-orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat