LDK reagon pas rrahjes së Gazmend Muhaxherit

Aktuale

LDK reagon pas rrahjes së Gazmend Muhaxherit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:18
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar, pasi është sulmuar fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

LDK në reagim kanë thënë se e dënojnë ashpër një sulm të tillë të dhunshëm dhe kanë kërkuar nga institucionet e rendit që të ketë rezultate të shpejta për këtë çështje dhe që të mbahen përgjegjës para drejtësisë autorët e sulmit.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.

LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat