Haziri dënon sulmin ndaj Muhaxherit

Aktuale

Haziri dënon sulmin ndaj Muhaxherit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:21
Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Lumir Abdixhiku

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri dënon këtë akt, dhe kërkon nga organet e rendit që të zbardhet ky rast deri në fund.

“Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës dhe nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Përgëzojmë policinë e shtetit për efikasitetin dhe kërkojmë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat