Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar për sulmin që është bërë ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se të dyshuarit duhet të marrin përgjigje për veprimin e tyre.
“Gaz Muhaxheri, një lider sypatrembur, është shtyllë e fortë e demokracisë dhe lirisë. Nuk arritën ta frikësojnë e ta nënshtrojnë, as në kohërat me të errëta, e aq më pak sot, me një sylm qyqar”.
“Çdo dhunues, i përfshirë në sulmin fizik ndaj Kryetarit Gazmend Muhaxheri, duhet të merr përgjigjën e ashpër të ligjit”, ka thënë Rukiqi.