Azemi: Jemi afër Muhaxherit dhe familjes së tij në këto momente të vështira

Aktuale

Azemi: Jemi afër Muhaxherit dhe familjes së tij në këto momente të vështira

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:33
Visar Azemi

Kërcënim për demokracinë dhe sigurinë e ka cilësuar zyrtari i LDK’së, Visar Azemi, sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Azemi ka thënë se lajmi për sulmin është i papranueshëm, derisa ka thënë se duhet bërë bashkë kundër dhunës dhe të kërkohet drejtësi për këtë rast.

“Lajmi për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është i papranueshëm. Një akti i tillë i dhunshëm është një kërcënim për demokracinë dhe sigurinë tonë.

Duhet të jemi të gjithë të bashkuar kundër dhunës dhe të kërkojmë drejtësi për këtë rast.

Jemi afër kryetarit Muhaxheri dhe familjes së tij në këto momente të vështira”, ka thënë Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat