Sulmi ndaj Muhaxherit, Hoti: Akte të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë

Aktuale

Sulmi ndaj Muhaxherit, Hoti: Akte të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:39
Gazmend Muhaxheri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Në emër të LDK-së, Hoti dënon ashpër këtë akt të dhunshëm, dhe kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.  

LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat