Abdixhiku me anëtarë të kryesisë e vizitojnë Muhaxherin pas sulmit

Aktuale

Abdixhiku me anëtarë të kryesisë e vizitojnë Muhaxherin pas sulmit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:49
Foto nga takimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka shkuar për vizitë bashkë me anëtarë të kryesisë së subjektit që drejton, kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, pas sulmit fizik që e pati mëngjesin e sotëm.

Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti, ka publikuar fotografi të tyre kur shkuan për vizitë të Muhaxheri.

“Besojmë fuqishëm se dhuna nuk ka vend në demokraci. Skenarët e dhunës janë të papranueshëm”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Muhaxheri është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe të dyshuarit për rastin e tij janë arretuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat