Osmani uron Van der Bellen për Ditën Kombëtare të Austrisë

Aktuale

Osmani uron Van der Bellen për Ditën Kombëtare të Austrisë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 14:17
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, për Ditën Kombëtare të Austrisë.

Në një postim në X, e para e vendit shkruan se është inkurajuese që bashkëpunimi mes dy vendeve të bëhet më i fortë çdo vit, teksa Autria qëndron si një nga aleatët më të afërt të Kosovës.

“Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës dhe është inkurajuese të dëshmojmë se bashkëpunimi ynë bëhet më i fortë çdo vit.

Lidhjet tona diplomatike, ekonomike dhe lidhjet njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat