“Kthema adresën”/ Protesta e radhës në Medvegjë do të mbahet 3 nëntor

Aktuale

“Kthema adresën”/ Protesta e radhës në Medvegjë do të mbahet 3 nëntor

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2024 Në ora: 16:01
Parullë

Kosova Lindore sërish do të organizojë protestë për të drejtat e shqiptarëve në atë pjesë.

Është bërë e ditur se protesta do të mbahet më 3 nëntor.

Kjo protestë pason pas dy protestave të kaluara të cilat u mbajtën kundër padrejtësive e diskriminimit që iu bëhen shqiptarëve atje.

Profesori Refik Hasani, thotë se marshimi do të jetë me parullën “kthema adresën”.

“Protesta, në Medvegjë është kundër diskriminimit, përmes pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Medvegjë.

Kujtojmë, se më datën 12 gusht 2024, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, po ashtu më datën 23 shtator 2024, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë.

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton “kthema adresën”, është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, është vazhdim i marshit protestues në Bujanoc dhe marshit protesues në Preshevë, që ishin mbajtur si protesta gjithëpopullore, me moton për IDENTITET e DINJITET, ishte marshimi përballë padrejtësive e diskriminimit, ku është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thotë ai.

Më tej, Hasani, shprehet marshet protestuese janë për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Protesta është për të dëshmuar për të satën herë se përkundër mbajtjes dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar, dhe nuk mund të shtyhen pafundësisht!?.

Dy marshet protestuese dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, janë për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat