Presidentja Osmani dënon “fuqishëm” sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Aktuale

Presidentja Osmani dënon “fuqishëm” sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 17:21
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Ajo tha se ky akt është sulm edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor”, u shpreh Osmani.

Ajo tutje tha se përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat