Reagimet e politikanëve për sulmin ndaj Muhaxherit, reagon i befasuar Gacaferi: Pse nuk po i dalin në mbrojtje edhe familjes Geci!

Aktuale

Reagimet e politikanëve për sulmin ndaj Muhaxherit, reagon i befasuar Gacaferi: Pse nuk po i dalin në mbrojtje edhe familjes Geci!

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2024 Në ora: 21:03
Fadil Geci

Sot ka marrë vëmendje sulmi ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

E për këtë reagoi edhe anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo”, Luan Gacaferi.

Mirëpo, ai ndonëse mbështeti ata që e kritikuan dhunën ndaj Muhaxherit, mbeti i befasuar me faktin që të njëjtit politikanë nuk po e dënojnë denigrimin dhe dhunën psikologjike qe po ushtrohet mbi familjen Geci.

“Ama ajo qe po më befason mua, është se edhe pse e mora mikroskopin të kërkojë ndonjë politikanë se a mos ndoshta e ka dënuar edhe denigrimin dhe dhunën psikologjike qe po ushtrohet mbi familjen Geci si dëshmitarë në gjykatën e Hagës për zbardhjen e vrasjeve të qindra intelektualeve shqiptar, para, gjatë dhe pas luftës, nuk gjeta asnjë politikanë të këtë dënuar këtë dhumë psiqike qe po ushtrohet mbi familjen Geci!” – shkroi ndër të tjera Gacaferi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Po shoh qe qenka bo rreshti i politikanëve 10 kilometra i gjatë, se kush ma shpejtë e kush ma shumë ta dënojnë dhunën e ushtruar mbi Gazin e LDK'së, edhe mirë kjo sepse dhuna nuk është zgjidhje në një shtet demokratik si Kosova! Të gjitha problemet duhet të zgjidhen në institucionet gjyqësore!

Ama ajo qe po më befason mua, është se edhe pse e mora mikroskopin të kërkojë ndonjë politikanë se a mos ndoshta e ka dënuar edhe denigrimin dhe dhunën psikologjike qe po ushtrohet mbi familjen Geci si dëshmitarë në gjykatën e Hagës për zbardhjen e vrasjeve të qindra intelektualeve shqiptar, para, gjatë dhe pas luftës, nuk gjeta asnjë politikanë të këtë dënuar këtë dhumë psiqike qe po ushtrohet mbi familjen Geci!

Familja Geci nuk ka shkuar në gjykatën e Hagës të dëshmojë se kush dhe pse u vranë ushtar e paramilitar serb, por ka shkuar atje të dëshmojë se kush dhe pse u vranë shqiptar dhe ushtar të UÇK'së, si dhe kush e kishte shkruar komunikatën e famshme ku bëhej thirrje për vrasje të Gani Gecit por edhe të gjithë familjes se tyre e qe edhe këta ishin ushtarë të UÇK'së dhe të dëshmuar Dem baba Dem si familje patriotike!

Ne një shtet demokratik duhet mbrojtur njerëzit edhe nga dhuna psikologjike njëjtë si nga dhuna fizike! Në një shtet demokratik dëshmitari mbrohet me të gjitha mjetet qe shteti i posedon! Por mjerisht në këtë rast, heshtin politikanë, hesht shteti, heshtin thuajse të gjithë dhe kjo është tmerr dhe e pafalshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat