Misteri i zarfit nga Serbia “provë e dyshimtë” për pronën milionëshe

Aktuale

Misteri i zarfit nga Serbia “provë e dyshimtë” për pronën milionëshe

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Por çfarë përmban ky zarf, të cilit Prokuroria Themelore ia fali besimin dhe pushoi hetimet?

Në brendësi të këtij zarfi gjendet një historiat i pronës në Veternik, ku thuhet se “Departamenti i arkivës së Entit Gjeodezik republikan, organ kompetent për kadastër i Serbisë në Beograd- Departamenti për Libra Tokësor për Prishtinë ka gjetur dokumentacionin e kërkuar, andaj, për siguri mund t’ju njoftojmë që ekziston dokumentacioni i kërkuar te ne”. Duke bashkangjitur një kopje që pretendohet të jetë e origjinalit.

Në këtë rast dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, rreth 3 hektarë tokë në Veternik iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Zojë Hyseni dhe më pas prona ka kaluar të djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet bashkë me Afrim Gashin.

Në mesin kopjeve të  bashkangjitura, ishte  një vërtetim i pronësisë i lëshuar më 18 nëntor 1961, e që figuron të jetë ditë e shtunë. Po ashtu,  të mbulesa dhe përmbajta e shkresave, shkruhet data 20 mars 1966 dhe  figuron të jetë ditë e diel. Ndërsa, nuk ishte bashkangjitur fleta poseduese që ishte përdorur në Gjykatë e që mbante datën 26 prill 1969, ditë e shtunë

Pale e dëmtuar tregon të metat që këto dokumente kanë.

“Dokumenti “Reshenje” të cilin e ka përdorur Zojë Hyseni dhe Ylber Hyseni, të metat e këtij dokumenti janë: Të meta ligjore, të meta gramatikore apo gjuhësore dhe të meta faktike apo administrative. Çka nënkupton kjo administrative? Në preambulë, i njëjti dokument ka emërtim Narodi Odbor opstine Pristina. Kurse në vulë ka emërtimin Gracki Narodni Odbor nuk përputhet me emërtimin e institucionit që e ka lëshuar këtë dokument”, ka thënë Ergyn Sadiku, djali i palës se dëmtuar.

Përveç këtij dokumenti, sipas tij, të meta kanë edhe dokumentet tjera.

“Dokumenti i dytë është dokumenti “Potvrda”. Ky dokument thuhet se është lëshuar nga Sekretariati për Financa i skupstine Pristina.  Do të thotë e ka datën e njëjte vitin e njëjtë 1961 është dokumenti “Potvrda” 1961 është dokumenti “Reshenje” mirëpo i kanë emërtimet e ndryshme kinse ky dokument është lëshuar nga Instituti Skupstine Pristina”. Nuk mundet që në të njëjtin vit, i njëjti institutit t’i ketë dy emërtime të ndryshme. Përveç kësaj, dokumenti “Potvrda” është i ditës së shtune”, ka thënë tutje ai.

“Betimi për Drejtësi”, ka dërguar pyetje në Institutin Gjeodezik Republikan në Serbi, që të marrë informata nëse ky zarf është dërguar nga ta përmes postës dhe nëse po pse kanë zgjedhur kjo rrugë dhe nuk e kanë dërguar përmes rrugëve zyrtare, mirëpo, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Media ka tentuar të marrë përgjigje se kush ishte dërguesi i zarfit edhe nga posta DHL.

Mirëpo, përmes një përgjigje me shkrim nga menaxheri i shitjeve Filip Trajkovski kanë thënë se DHL Serbia nuk është e autorizuar të zbulojë asnjë informacion mbi dërgesën personave që nuk janë as palë e transportit dhe as palë marrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat