​9 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Aktuale

​9 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 07:34
Mustafa dhe Mogherini

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat