Arianit Koci befason me deklaratën për Donald Trump: Ka çka tregon!

Aktuale

Arianit Koci befason me deklaratën për Donald Trump: Ka çka tregon!

Nga: A.Zh Më: 27 tetor 2024 Në ora: 08:50
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka treguar se ka dëgjuar intervistën tri orëshe të kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai e ka quajtur këtë një intervistë impresive, pasi sipas tij, Trump e din çka don dhe si ta arrijë atë çka don, përcjell Bota sot.

“Mundemi mos me u pajtu me të, por Trump, me energjinë dhe përvojen e vet në biznes dhe politikë - ka çka tregon”, ka shkruar Koci, në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Mbrëmë vonë e dëgjova intervistën e Donald Trump me Joe Rogan, në podcastin e këtij të fundit.

Bisedë impresive.

Tri orë pyetje përgjigje.

Ish-presidenti Trump, asnjëherë nuk e ngadalësoi dinamikën e bisedës. Mendimet i kishte të rrjedhshme dhe koherente.

E din çka don, dhe si me e arritë atë çka don!

E mos të harrojmë: i ka 78 vjet!

Survivor!

Mundemi mos me u pajtu me të, por Trump, me energjinë dhe përvojen e vet në biznes dhe politikë - ka çka tregon.

Përndryshe, kultura dhe fryma përendimore, e respekton të moshuarin dhe përvojën e tij jetësore. I jep hapësirë me e vazhdu aktivitetin profesional!

Mirëmëngjes të gjithëve! Tash ngadale, pijeni kafën, lexoni pak dhe drejtë e në ndonjë aktivitet fizik.

Une po dalë në Gërmi.

P.s

Çdo mëngjes njejtë: Pipi më pret para derës së banjos, Qiki rrin te krevati, e Cubi si zotëri, flenë derisa e përgatis mëngjesin për ta!

A thua, sa veta jeni çutë? Mos harroni, ora ka ndrru. Jemi me regjimin e kohës dimërore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat