Policia jep detaje për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit: Nuk dihet motivi i rastit

Aktuale

Policia jep detaje për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit: Nuk dihet motivi i rastit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 09:10
Gazmend Muhaxheri.

Policia, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Policia thotë se motivi i rastit ende nuk dihet.

Të dyshuarit janë në mbajtje derisa rasti po hetohet.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Pejë / 26.10.2024 – 08:40. Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre kryetari i komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç ‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Motivi i rastit nuk dihet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si dhe dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat