Eksperti i energjetikës: KESCO mos t’i penalizojë konsumatorët

Aktuale

Eksperti i energjetikës: KESCO mos t’i penalizojë konsumatorët

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:39
Vezir Rexhepi

Vezir Rexhepi, njohës i çështjeve energjetike, theksoi se ZRRE merr vendime vetëm një herë në vit, gjatë muajit prill, dhe vetëm në raste emergjente mund të diskutohen ndryshimet e tarifave.

‘’Gjithmonë në kuptimin kohor edhe në kuptimin normal  ZRRE merr vendime gjatë muajit prill do të thotë një herë në vit , vetëm në rast shumë emergjente mund të diskutohen për tarifa apo ndryshim të tarifave prandaj nuk mendoj që mund t ketë ulje por mbledhjet e zakonshme për ndryshim të tarifave merren në prill’’, tha Rexhepi.

Ai shprehu skepticizëm për mundësinë e uljes së çmimeve, duke theksuar se vitin e kaluar çmimi ka qenë shumë i lartë dhe ka pasur rritje të çmimeve në të gjitha sektorët.

‘’Dihet se më herët ka qenë një çmim shumë i lartë vitin e kaluar përveç kësaj ka pasur edhe rritje të çmimeve gati në të gjitha sektorët , në këtë  kontekst edhe KESCO e sheh problemin e ngritje së çmimit’’, tha Rexhepi.

Rexhepi theksoi se KESCO, e cila merr rreth 80% të energjisë nga termocentralet që shesin me çmime të volitshme, duhet të gjejë mënyra për të mos penalizuar konsumatorët, duke pasur parasysh koston e standardit të jetesës.

‘’KESCO gati 80% të energjisë elektrike e merr nga termocentralet të cilat e shesin me çmim të volitshëm dhe duhet shikuar që  në këtë mënyre konsumatori të mos penalizohet sepse e dimë koston e standardit jetësor’’, përfundoi Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat