Seanca ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit po mbahet me dyer të mbyllura

Aktuale

Seanca ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit po mbahet me dyer të mbyllura

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve Driton e Korab Lulaj, që sulmuan kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ka nisur pas disa orës shtyrje me kërkesën e avokatëve.

Por, kjo seancë po zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi mediat nuk janë lejuar të hyjnë brenda.

Kështu raporton ekipi i medias që gjendet atje.

Lidhur me rastin ende s’ka ndonjë vendim nga ana e gjyqtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat