Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj Muhaxherit, deklarohet prokurorja

Aktuale

Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj Muhaxherit, deklarohet prokurorja

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Ka përfunduar seanca ndaj Driton e Korab Lulajt, të dyshuar për sulm ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit.

Pas përfundimit të seancës është deklaruar prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani – Gacaferri.

Ajo tha se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është bazuar në tri pika: rrezikun e arratisjes, ndikimi në dëshmitarë dhe rreziku se të njëjtit do ta përsëritin vepren.

“Kjo për faktin që shtëpia e të dëmtuarit dhe të dyshuarve nuk është në largësi shumë të madhe. Të dyshuarit kanë kryer dy vepra penale “Sulm ndaj personi zyrtar dhe “Lëndim i lehtë trupor””, tha ajo për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat