Bajrami ironizon me Muratin: Pas Fondit Sovran, bëhet edhe Banka Zhvillimore

Aktuale

Bajrami ironizon me Muratin: Pas Fondit Sovran, bëhet edhe Banka Zhvillimore

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 16:30
Hykmete Bajrami dhe Hekuran Murati

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili tha sot se “Banka Zhvillimore po bëhet realitet”.

Deputetja me këtë rast kujtoi premtimin e Lëvizjes Vetëvendosje për Fondin Sovran.

“Pas ”Fondit Sovran” bëhet edhe ”Banka Zhvillimore”. Mbahuni fort se prej sot deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në facebook”, shkroi Bajrami.

Murati u lajmërua me një video nga Washingtoni, ku tha se pati “ditë intensive” me takime me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Washington DC, ishte edhe mundësia e mbështetjes nga ana e tyre për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës. Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat