​Sulmuesit e Gazmend Muhaxherit mbeten edhe 48 orë në ndalim

Aktuale

​Sulmuesit e Gazmend Muhaxherit mbeten edhe 48 orë në ndalim

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 16:52
Gazmend Muhaxheri

Dy të dyshuarit për sulm ndaj kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg të paktën edhe për 48 orë tjera.

Gjykata vendosi t’ua zgjasë masën e ndalimit Driton e Korab Lulajt edhe për dy ditë të tjera, ka thënë Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

“Derisa gjyqtari të vendosë rreth kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit,

atyre iu është zgjatë masa e ndalimit edhe për 48 orë”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat