​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit do të mblidhen të hënën në takim nga ora 11:00, ku në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara dhe propozimi i datës për seancën e re me gjithsej 26 pika diskutimi.

Ky është rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

1. Shqyrtimi i projektrezolutës për tri vjet qeverisje.

III. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 12, 26 shtator dhe 10 tetor 2024:

5. Votimi për emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
6. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
8. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,”
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rrugët,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë,
14. Votimi në parim i Projektligjit për gjendjen civile,
15. Votimi në parim i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore,
18. Shqyrtimi i Programit kombëtar për integrim evropian 2024-2028,
19. Votimi i projektrezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
20. Shqyrtimi i projektdeklaratës për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
21. Shqyrtimi i projektrezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Kosova,
22. Shqyrtimi i projektrezolutës për tërheqjen e tri projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
23. Shqyrtimi i projektrezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
24. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin numër 06/L-116,
25. Shqyrtimi i propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2022,
26. Shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për 2022,
27. Raportimi i Qeverisë së Kosovës për progresin mbi zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe reflektimin e agjendës transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
28. Themelimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme më 11.10.2024

1. Votimi i projektrezolutës nga debati parlamentar për komunikimet e shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila me Milan Radojiçiq.

V. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme më 14.10.2024

1. Votimi i projektrezolutës nga debati parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Kosovës.

VI. Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të filluar më 16.10.2024

1. Debat parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

VII. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme më 24.10.2024

1. Votimi i projektrezolutës nga debati parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

VIII. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Propozimi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,

Zgjedhja e tre drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,

Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,

Shqyrtimi i Projektligjit për aderim në Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare,

Shqyrtimi i Projektligjit për aderim në Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare,

Shqyrtimi i Projektligjit për aderim në Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kripto-asetet,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën 18-vjeç,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për banim social dhe të përballueshëm,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim,

Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit të drejtësisë për të mitur,

Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin numër 08/L-034,

Themelimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

Shqyrtimi i propozimit të 7 deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bahrim Shabani,

Shqyrtimi i raportit vjetor financiar të buxhetit të Kosovës për 2023,

Shqyrtimi i raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për 2023,

Shqyrtimi i raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për 2023,

Miratimi i buxhetit të Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat