Vizita e von der Leyen në Ballkan, Kraki zbërthen lajmin kryesor – ka këtë mesazh për BE-në!

Aktuale

Vizita e von der Leyen në Ballkan, Kraki zbërthen lajmin kryesor – ka këtë mesazh për BE-në!

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2024 Në ora: 09:10
Profesori nga Parisi, Nezir Kraki

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka komentuar vizitën e Ursula von der Leyen në Ballkan, derisa tha se lajmi kryesor ishte “zgjerimi si prioritet i BE-së”.

Ai në një postim në Facebook tha se pengesa e vetme për integrim të rajonit të Ballkanit në BE, mbetet Serbua, vend ky që ka synim zgjerimin territorial përmes ndarjes së Bosnjes dhe Kosovës.

Në këtë pikë, Kraki paralajmëroi BE-në dhe kërkoi presion të shtuar ndaj Serbisë.

“Krejt logjikshëm i bie se Evropa duhet ta përqëndrojë presionin mbi Serbinë dhe ta qartësojë raportin me të. Pesë vendet e tjera aspiruese nuk meritojnë të mbahen peng derisa Vuçiqi të evropianizohet”, shkroi ndër të tjera profesori nga Parisi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lajmi kryesor i vizitës së Von Der Leyen në Ballkan ishte «zgjerimi si prioritet i BE-së».

Pengesa e vetme e një integrimi të shpejtë të Ballkanit mbetet Serbia e cila vazhdon të mos rreshtohet me parimet e vlerat evropiane. Po ashtu, Serbia është i vetmi vend në Ballkan me pretendime territoriale mbi një vend tjetër dhe kjo do të thotë se ajo më shumë synon luftë sesa integrim.

Prandaj, Evropa nuk guxon të harrojë se, derisa për Kosovën dhe për vendet e tjera integrimi mbetet synimi kryesor, Serbia synon zgjerim territorial përmes ndarjes së Bosnes dhe të Kosovës. E kjo s’mund të arrihet pa një tragjedi të re.

Krejt logjikshëm i bie se Evropa duhet ta përqëndrojë presionin mbi Serbinë dhe ta qartësojë raportin me të. Pesë vendet e tjera aspiruese nuk meritojnë të mbahen peng derisa Vuçiqi të evropianizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat