Raporti BE-Kosovë, ish-ambasadori: Unioni ka favorizuar më shumë Serbinë

Aktuale

Raporti BE-Kosovë, ish-ambasadori: Unioni ka favorizuar më shumë Serbinë

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 10:05
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Now, komentoi situatën mes Serbisë dhe Kosovës në prag të zgjedhjeve.

Ai theksoi se marrëveshja e vitit 2013 parashikonte anëtarësimin e Kosovës në BE pa pengesa, por kjo nuk po ndodh.

Ukshini shpjegoi se Serbia ka investuar për 25 vjet për të ndryshuar narrativën rreth Kosovës, duke e quajtur këtë një strategji të qëllimshme.

Ai kujtoi se në vitin 2003, në kuadër të hetimeve për krimet e luftës, Serbia ishte e gatshme të bashkëpunonte për të dënuar edhe luftëtarët e UÇK-së, duke treguar se ajo kishte marrë disa përfitime nga kjo marrëveshje.

“Në marrëveshjen e vitit 2013 është thënë që Kosova do të anëtarësohet në BE dhe nuk do të ketë pengesa. Kjo politikë dhe ky avantazh i Serbisë nuk po ndodh. Serbia për 25 vite ka investuar fortë për ta përmbysur narracionin e Kosovës. Kur po hulumtoja në çështjen e krimeve të luftës, në vitin 2003 Serbisë i është thënë që ne jemi të gatshëm të dënojmë edhe luftëtar të UÇK-së, vetëm na ofro bashkëpunim dhe Serbia ka kërkuar e ka marrë diçka. Unë nuk mendoj që BE e ka shitur Kosovën për Serbinë. Disa vende, qoftë edhe fqinje, kanë një rrezik, sepse faktori shqiptar në luftë ishte shumë i margjinalizuar”, u shpreh ambasadori Ukshini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat