​Konjufca i ashpër me BE-në: Ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës

Aktuale

​Konjufca i ashpër me BE-në: Ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:26
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka akuzuar Bashkimin Evropian se po e trajton Kosovën si jo shtet.

Sipas tij, BE-ja ka një qasje diskriminuese dhe joferë ndaj Kosovës në lidhje me kërkesën për procedim të draft-stautit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se draft-statuti i Asociacionit, i propozuar dhe hartuar prej BE-së, është i papranueshëm, pasi i njëjti duhet të hartohet prej institucioneve të Kosovës.

“Nëse shkohet në këtë formë, atëherë po i merret një ingirencë thelbësore shtetit të Kosovës”, tha Konjufcq, në konferencën për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat