Marrëveshjet ndërkombëtare, Gashi: I përkrahim dhe do t’i kalojmë për aq sa varet nga ne

Aktuale

Marrëveshjet ndërkombëtare, Gashi: I përkrahim dhe do t’i kalojmë për aq sa varet nga ne

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:39
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai është shprehur se LDK-ja e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato, siç u shpreh ai, për aq sa varet nga ta.

“U dakorduam që të kemi dy seanca gjatë javës, por mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje ka votat e nevojshme për të kaluar vendimet të cilat merren me shumicë të thjeshtë”.

“Sa i përketë vendimeve që merren me shumicë të kualifikuar që janë marrëveshjet ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka deklaruar dhe e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato për aq sa varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur tutje Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat