Tre helikopterë të saj u panë në Mutivodë, KFOR-i: Ishte stërvitje ajrore

Aktuale

Tre helikopterë të saj u panë në Mutivodë, KFOR-i: Ishte stërvitje ajrore

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Tre helikopterë të KFOR-it, janë parë të shtunën në afërsi të vijës kufitare në Mutivodë.

Ku njëri nga ta kishte shenjën e ndihmës së parë.

KFOR-i në një përgjigje. thotë se ky aktivitet në zonën e Mutivodës, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative ishte pjesë e një stërvitje ajrore, si pjesë e aktiviteteve të rregullta në mbështetje të sigurisë lokale.

“Si pjesë e procedurave rutinë të gatishmërisë së KFOR-it për të garantuar sigurinë e të gjithë personelit të përfshirë në aktivitetet e KFOR-it, një nga helikopterët barti furnizime mjekësore”, thuhet tutje aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat