“Më shumë punë për heqjen e masave”, Rrustemi: Justifikim i ngërçit të vendimmarrjes në BE

Aktuale

“Më shumë punë për heqjen e masave”, Rrustemi: Justifikim i ngërçit të vendimmarrjes në BE

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 19:13
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë qëndrimi në fuqi i masave ndaj Kosovës është si pasojë e pamundësisë së vendimmarrjes nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se kushtet për heqjen e tyre nga Kosova janë plotësuar.

Madje ai pyetur për deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian.. që Kosova duhet të bëjmë më shumë për heqjen e masave ka thënë se ky është një justifikim si pasojë e ngërçit vendimmarrës në BE.

Ai ka thënë se për heqjen e masave ka rekomandim edhe në raportit e përfaqësuesit të lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

“Është një lloj justifikimi i ngërçit të vendimmarrjes në institucionet e BE-së. Situata në veri është me qetë se kurrë më parë, strukturat kriminale nuk janë aty, bizneset po hapen për ditë e më shumë. Cila është arsyeja që duhet të mbeten ato masa. Rekomandimi është dhënë edhe nga Borrell që të hiqen masat dhe tash vendimi duhet të merret sipas rekomandimit”, ka thënë Rrustemi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj në Kosovë të shtunën, në një konferencë të përbashkët me presidenten Osmani ka thënë se duhet ende punë që masat e BE-së ndaj Kosovës të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat