Dyshohet se vëllai vrau vëllanë në Prishtinë, organet e rendit po hetojnë motivet

Aktuale

Dyshohet se vëllai vrau vëllanë në Prishtinë, organet e rendit po hetojnë motivet

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Ndryshe nga mbrëmë, në këtë hyrje në rrugën “Tirana” në Prishtinë, banorët mund të hynë e dalin pa shqetësim.

Por, një natë më parë aty vendi u bllokua nga organet e rendit pasi një person mbeti i vrarë.

A.M dyshohet se u vra nga vëllai i tij G.M me thikë, e motivet ende nuk dihen.

Rastin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës që thanë se viktima ishte goditur disa herë me thikë, dhe se konstatimi i vdekjes është bërë në vendin e ngjarjes nga ekipi i urgjencës.

Edhe i dyshuari, ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Shpend Fazliu, Zëdhënës në QKUK tha se “QKUK ju konfirmon se G.M, 1993, ka pasur lëndime në duar dhe këmbë, pas trajtimit është liruar nga QKUK, në shoqërim të policisë”.

Motivet ende nuk i kanë zbuluar as Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Të njëjtit me anë të një komunikate informuan se kanë arrestuar të dyshuarin dhe janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë “Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person, motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori, brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”.

Lidhur me këtë rast me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë reaguar edhe familja, të cilët kanë thënë se viktima do varroset të martën në varrezat e qytetit në Arbëri. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga publiku që të mos spekulohet për rrethanat e as motivet derisa organet e rendit të japin versionin e tyre për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat