Gërvalla: Krasta krijoi kushtet që profesioni i secilit të dilte në pah

Aktuale

Gërvalla: Krasta krijoi kushtet që profesioni i secilit të dilte në pah

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 20:09
Foto nga takimi

Pas dorëheqjes së Adi Krastës nga pozita e zv/Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, ka reaguar Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla. Ai ka falemnderurar Krastën që përmes besimi të tij të palëkundur, ka dëshmuar se mediumi publik mund të prodhojë cilësinë dhe bukurinë më sipërore që mund të bëj një TV.

Gërvalla në një postim në Facebook ka thënë se profesionalizmi dhe dashuria për punën japin githnjë rezultate mbresëlënëse dhe se shembulli më I fundit për këtë është Drejtori i Festivalit të Këngës, Adi Krasta.

“Pengesat edhe sfidat nuk na munguan, por po ashtu dhe këmbëngulja jonë. Adi Krasta për këto dy vite na drejtoi dhe krijoi kushtet që profesioni i secilit të dilte në pah duke krijuar harmoninë më të plotë që ka parë RTK prej themelimit në fushën e produksionit. Të gjithë punuam. Të gjithë u angazhuan. Por e veçanta këtë herë ishte projekti. Një projekt dashurie për punën, për radiotelevizionin. Një projekt dashurie për gazetarinë, për këngën, për krijimin artistik muzikor, për artin skenik dhe vlerat e larta shoqërore”, ka shkruar drejtori i Televizionit të Kosovës.

Ai tutje ka theksuar se projektet e tilla siç është ai i Festivalit të Këngës, duan guxim edhe vendosmëri dhe se vetëm profesionistët virtuoz i bëjnë ato të mundura.

“Ky standard profesional per organizimin e dy festivaleve duhet të mbahet në këto nivele edhe në vitet e tjera, dhe do të donim shumë ta kishim Adi Krasten pranë sa më gjatë. Sa për të mësuar e për t'u frymëzuar nga ai”, ka shkruar Gërvalla.

Ai mes tjerash ka thënë se prurjet artistike në të ardhmën do të jenë më të mira, sepse do të përpiqen t’i tejkalojne paraprakët, “standardet e vëna nga Adrian Krasta”!

Gërvalla ka theksuar se standardi duhet ngritur edhe për pjesët e tjera të programacionit.

“Debatet dhe emisionet politike në RTK duhet të jenë avantguard në fushën mediatike.  Ndërsa lajmet duhet të jenë niveli më i lartë i gazetarisë informative. Jo vetëm si standarde të profesionalizmit, por edhe të etikës, dobisë shoqërore e padyshim të thellimit, saktësisë e padyshim shpejtësisë. Ne paguhemi nga publiku dhe misioni ynë është mbajtja lart e nivelit të gazetarisë dhe çdo produkti televiziv”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat