Kush o ma rebele në Kuvend, LDK-ja a VV-ja?

Aktuale

Kush o ma rebele në Kuvend, LDK-ja a VV-ja?

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 20:41
Glauk Konjufca

Takimi pas 21 ditësh nuk filloi pa ardhur udhëheqësi i tempullit të demokracisë.

E para se në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të futen kamermanët, rendin e patën kafetë.

Tek pasi ato shpërndahen, mediat marrin pamje nga takimi ku të hënën u diskutua agjenda e seancës së radhës në parlament.

Kur u morrën vesh për rendin e ditës, kryetari Glauk Konjufca, thumboi pak partinë e Lumir Abdixhikut, që e la në faj se s`po mbështet ligje sikur në kohët e vjetra.

Këtij, i reagoi sakaq kryedeputeti i LDK-së, që tha se Konjufca ia ka huq me përshkrimin. Por këta sikur edhe PDK-ja do votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, por jo ligjet tjera. Njësoj vepron edhe AAK-ja, por se për ta kjo legjislaturë ka humb kuptimin.

Një seancë u caktua për të mërkurën ku do të diskutohet migrimi i qytetarëve, teksa të enjten në një tjetër do të votohen ujditë me jashtë e debatohet për RTK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat